“8 prokurorë po bëjnë luftë”, gara për kryesinë e SPAK-ut, Qyno: Politika ka preferencat e tyre për zëvendësuesin e Dumanit

Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se 8 prokurorë po bëjnë një “luftë” të ashpër për të marrë postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme, për shkak se ata kanë mandatin e tyre të fundit 3-vjeçar brenda SPAK-ut.

Gjatë intervistës në Top Story, Qyno theksoi se politika po lobon për preferencat e tyre për pasuesin e Altin Dumanit, ndërsa shtoi se opozita nuk ka fuqi lobimi.

“Kjo periudhë që ne flasim, deri më datë 8, është periudha e fushatës së heshtur. Kryetari ka double-vote… Me votimin e dytë, Dumani doli kryetar i SPAK-ut. Aty kanë shumë dëshirë të kandidojnë. 8 nga prokurorët e SPAK-ut kanë 3 vitet e tyre të fundit aty, sepse i mbaron mandati dhe nuk kanë çfarë humbin. Pas këtij 3-vjeçar ata largohen përfundimisht nga SPAK-u. Në këtë radhë votimi, gara është shumë e madhe. Është ajo ‘intriga’ se kush do kandidojë. Këtu është dhe lobimi në KLP, lobimi politik që nuk duhet ta mohojmë. Nuk është vetëm lobimi ndërkombëtar. Është edhe lobimi ekonomik. Ata janë lobuesit më të mëdhenj, në KLP. Përveç mazhorancës, nuk ka kush lobon tjetër. Opozita nuk ka fuqi të lobojë për kryetarin e SPAK-ut”, thotë Qyno.

Altin Dumanit do t’i mbarojë mandatin 3-vjeçar më 18 dhjetor të këtij viti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT