33 vite tranzicion, politologu i njohur bën krahasimin mes dy kohëve: Në ‘92 ministri dorëhiqej, sot pranojnë çdo gjë u jepet (SHEMBULLI ME PROFESOR VEJSIUN)

Politologu i njohur, Afrim Krasniqi ka risjellë në memorien e shqiptarëve arsimin në vendin tonë. Ai ka krahasuar shkollat e ditëve të sotme, me ato të 33 viteve më parë, pra në 1992-shin.
Në dokumentin e publikuar nga Krasniqi shihet qartë vështirësia për fondet e shkollave në ato kohë. Në fillim të një viti shkollor, bëhej një bilanc dhe “inventar”, ku shumë prej institucioneve arsimore ishin pa libra, pa xhama dhe pa mure.
Mirëpo, në atë situatë të vështirë, Ministri i Arsimit jepte dorëheqjen. Ministri i asaj kohe, Ylli Vejsiu shprehej qartë se në rast mospërmbushje të kushteve minimale në shkolla, ai ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen.
Ylli Vejsiu: Hajd ta vendosim, jemi Këshil i Minsitrave. Nuk fillon shkolla pa libra, këtë duhet të kemi parasysh. Nuk fillon pa dyer dhe pa xhama, pa mure. Oste të nxjerrim një vendim që këtë vit që vjen nuk hapet shkolla dhe dakord të mbledhim mendjen. Jo kështu. Fabrika e letrës varet nga industria, ky thotë më siguro materiale për letrën. Po zgjidha këtë që ani, ja po ua them që unë nuk rri ministër. S’më duhet fare kjo punë.
Ndërkohë që politologu Afrim Krasniqi vazhdon krahasimin me vitin 2025, duke theksuar se asnjë ministër apo zyrtar i lartë nuk ka dhënë dorëheqjen për “problemet e publikut”. Sipas Krasniqit, zyrtarët e sotëm nuk kanë ndjesi publike dhe as ndjesi përgjegjësie, dukë u paraqitur rastin e Ylli Vejsiut, ndoshta edhe si frymëzim apo reflektim.