O’Connell: VV po merret me Shqipërinë e madhe, derisa ne kujdesemi për gjërat në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell thotë se i vjen keq kur e dëgjon Vetëvendosjen duke folur për idenë e Shqipërisë së madhe, e nuk i trajton çështjet e qytetarëve në Kosovë, të cilat po u mbeten diplomatave, mediave dhe shoqërisë civile për t’u kujdesur.

“Më vjen keq kur e dëgjoj opozitën, rastin e Vetëvendosjes, të hap një zyre në Tiranë për të promovuar idenë e një Shqipërie të madhe që është shumë e rrezikshme e duke mos i trajtuar çështjet e qytetarëve të Kosovës dhe të na lënë neve diplomatëve të kujdesemi për këto sene. Kjo është një strategji që nuk mund të ketë sukses afatgjatë dhe do të ishte shumë e rrezikshme për Kosovën”, tha O’Connell në intervistën dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

O’Connell e ka kuptuar edhe praktikën e politikanëve në Kosovë, të cilët po bëjnë gjeste patriotike për t’u shfajësuar për skandalet që ndodhin në Kosovë.

“Nëse korrupsioni, lidhjet me krimin e organizuar, gabimet, të gjitha shfajësohen nëse dikush bën një gjest patriotik, politikanët kanë me vazhdu me bo gjeste patriotike dhe s’ka me pas përmirësim në qeverisje”, ka deklaruar ambasadori britanik O’Connell.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT