Sali Berisha lexon në Kuvend PËRGJIMET e Taulant Ballës: I lanë afat deri në dhjetor që t’ia plotësonte favoret, Manjës i porositën dy kostume

Në seancën plenare të kësaj të hëne, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lexoi një pjesë nga dosja hetimore që sipas tij përfshijnë ish-ministrin e Brendshëm dhe aktualisht kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën.
Berisha tha se nga përgjimet del qartë se në vitin 2020 janë bërë marrëveshje për përfitime dhe ndikime në tendera publikë, duke përmendur komunikime mes personave të përfshirë dhe Taulant Ballës. Ai lexoi pjesë nga materiali ku thuhej se “targeti” dhe bashkëpunëtorët e tij kishin rënë dakord të mos i kërkonin Ballës më favore përtej atyre që ishin përcaktuar, ndërsa iu la afat deri në dhjetor për të mbajtur “fjalën”.
“Me datën 10.2.2020, Targeti informon pinin AM5B80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor”, tha Berisha.
Në vijim të replikës me ish-ministrin Ulsi Manja, ish-kryeministri përmendi edhe një ngjarje të ndodhur më herët, ku tha se kishte menduar se bëhej fjalë për prokurorin Ols Dado, për më pas kishte kuptuar se në përgjime përmendej Manja.
Ai akuzoi kreun e SPAK se në vend që të kërkojë zbardhjen e këtyre çështjeve, “ua fsheh dosjet” dhe mbron përfshirjet politike.
“Shih, merrja pak masën, se ai Olsi u tregua shumë i mirë për nja dy kostume. Deklaroj unë se është Olsi Dado, ai e përgënjeshtroi burrërisht dhe më detyroi t’i kërkoj falje. Mora vesh se ishte Ulsiu, Ulsiu nuk e përgënjeshtroi asnjëherë. Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet”, tha Berisha, duke ju drejtuar kështu dhe Dumanit i cili ditën e sotme ndodhet në Kuvend pasi do raportojë para deputetëve punën e Strukturës që ai drejton.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Tani, në vend të replikës.
Me datën 10.2.2020, Targeti informon pinin AM5B80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.
Tao u përgjigj kësaj, e garanton që të gjithë ata njerëz do votojnë, por nëse vendosin në listë ata në burg.
Përgjigja ishte: po, ne e garantojmë këtë.
Më pas, Tao tha: ata do shkojnë në burg këtë vit.
Replika dy!
Shih, merrja pak masën, se ai Olsi u tregua shumë i mirë për nja dy kostume.
Deklaroj unë se është Olsi Dado, ai e përgënjeshtroi burrërisht dhe më detyroi t’i kërkoj falje.
Mora vesh se ishte Ulsiu, Ulsiu nuk e përgënjeshtroi asnjëherë.
Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet.
Kjo janë arsyet ju që nuk doni pyetjet, por e keni gabim sepse vetë e keni përmbysur…
Ju bëni fjalë për këtë kod, por vetë e keni përmbysur manualin në vitin 2022, 2023, 2024.
Ne nuk ju kemi diktuar përmbysjen e tij.
Po pse? Sepse ai manual kurrë nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjes me gojë ndaj përfaqësuesit të institucionit.
E keni frikë, e keni nga halli.
Të dy palët.
Ky është kompromis në frikë.
Ky është kompromis në krim.