Frika nga koronavirusi, qytetarët me maska në rrugët e Tiranës

Të painformuar mirë, apo në mungesë të masave specifike për t’u mbrojtur, në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë filluar të marrin masat ndaj koronavirusit që ka “mbërthyer” shtetin fqinj Italinë dhe ku deri tani raportohen 5 viktima dhe mbi 200 të prekur.

Duke qenë se jemi kaq pranë Italisë dhe lëvizja e qytetarëve vazhdon të jetë e lirë, përpos masave të shtuara në pikat kufitare skepticizmi i shqiptarëve ekziston.

Ndërkohë bëhet thirrje për mos përhapje paniku nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP, pasi nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë.

Ministria bëri thirrje që të priten vetëm informacione zyrtare dhe të mos besohen lajmet e rreme që qarkullojnë në rrjet.

Herë herë në rrugë sheh qytetarë që ecin me maska, madje maska të thjeshta, të cilat sipas ekspertëve nuk arrijnë ta filtrojnë ajrin dhe nuk sigurojnë mbrojtje ndaj virusit.

Edhe nëse do t’u drejtohen farmacive për të marrë maska, nuk do të gjejnë asgjë.

Burime bëjnë me dije se shumë prej farmacive në Tiranë nuk kanë maska për të pajisur qytetarët.

Tregu ka mungesë edhe maskash të thjeshta, por edhe të atyre me karbon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT