Vdekja tragjike e 2 motrave në Sarandë, reagon Erion Braçe: Ishte VRASJE! Të ndryshohen urgjentisht ligjet në Kodin Rrugor e Penal

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për vdekjen tragjike të dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeç, në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. Dy motrat së bashku me shoqen e tyre, e cila ka mbetur e plagosur rëndë, janë përplasur kokë më kokë me Kevi Norrën 23 vjeç, i cili po udhëtonte në krah të kundërt me shpejtësi dhe në gjendje të dehur.
Për Braçen ku nuk është një aksident me pasojë vdekjen, por një vrasje, ndërsa bën thirrje për ndryshimin e Kodit Rrugor dhe atij Penal.
Referuar lajmeve se Kevi Norra gjithashtu është i punësuar si specialist në Ministrinë e Brendshme, Erion Braçe shkruan se nëse kjo është e vërtetë, atëherë shteti duhet të marrë masa pasi këta persona duhet të kenë më shumë përgjegjësi publike më shumë se çdo qytetar i zakonshëm.
Reagimi i Erion Braçes:
DY VAJZA TE REJA FARE U PERCOLLEN DJE
NE BANESEN E FUNDIT;
NUK E IMAGJINOJ DOT DHIMBJEN E NENES SE TYRE,
BABAIT TE TYRE, GJITHKUJT QE I NJOHU E NDAU JETEN E SHKURTER ME TO! ESHTE E TMERRSHME, NUK KA NGUSHELLIM, FARE!
Kam prej mengjesit te djeshem qe degjoj:
AKSIDENT, AKSIDENT RRUGOR!
JOOOOOOOOO! NUK ESHTE AKSIDENT!
TE DEHESH, TE MARRESH MAKINEN, TE DALESH ME TE NE RRUGE, TE ECESH ME SHPEJTESI PERTEJ NORMES, TE HYSH NE PARAKALIM TE GABUAR DHE TI SHKOSH TJETRIT PERBALLE NE KORSINE E TIJ-NUUUUK ESHTE AKSIDENT;
AS AKSIDENT ME PASOJE VDEKJEN!
ESHTE VRAAAAAASJEEEEEEE ME PASOJE VDEKJEN E DY VAJZAVE TE REJA DHE PLAGOSJEN E NJE TE TRETE!
KODI YNE RRUGOR E KODI YNE PENAL NUK E NJEH KETE NOCION-NDERKOHE NE RRUGE NDODH SI VRASJE ME DASHJE MADJE!
Duhet te ndryshojme dy ligjet sa me pare;
Degjoja dje arrestohet shoferi, ishte i dehur, ishte me shpejtesi, hyri ne parakalim te gabuar;
JA U ARRESTUA, PO PASTAJ? DO HETOHET E GJYKOHET PER AKSIDENT ME PASOJE VDEKJEN? NUK ESHTE I TILLE!
E dyta, degjova po dje se autori eshte punonjes i ministrise se Brendeshme; NUK E DI NE QENDRON KJO APO JO;
Por nje ligj i ri per pergjegjesite pertej punes qe bejne per PUNONJESIT E SHTETIT DUHET TE HARTOHET SA ME PARE, TANI; Doemos keta duhet te kene pergjegjesi publike me shume se cdo qytetar i zakonshem.
Degjoj shpesh, perdori armen e sherbimit e vrau gruan, sulmoi komshiun, kercenoi nje tjeter ne lokal, ndertoi pa leje, shkeli ligjin dhe ne fund, ISHTE PUNONJES I SHTETIT;
KJO NUK DUHET TE NDODHE ME!
ME LIGJ CDO PUNONJESI SHTETI DUHET TI NGARKOHEN PERGJEGJESI E TI KUFIZOHEN AKTE QE KANE NE THELB PALIGJSHMERINE DUKE PERDORUR FUQINE E TE QENIT NE NJE ZYRE SHTETI!