Vazhdon sherri mes Arben Malaj e Murrizit: Më kërcënove me bandat, por të sigurova vizën për gruan e sëmurë! (SHERRI NË FB)

Ish-ministri i Partisë Socialiste Arben Malaj dhe ish-deputeti Myslim Murrizi kanë nisur një përballje të ashpër virutale duke shkëmbyer akuza e kundër akuza, të nisura pas pretendimeve të këtij të fundit drejtuar politikës së kohës se kanë vjedhur naftën e Ballshit, apo kanë heshtur për hetimet e skandalit të “Bankers Petroleum”.

Murrizi e ka akuzuar ish-ministrin si të përfshirë në skemat piramidale duke përmendur Lefter Cenajn, ish-drejtues i firmës “Cenaj”, prej të cilëve fitoi dhe titullin “profesor” dhe “doktor” sipas Murrizit, ndërsa sqaron se nuk ka qenë pjesë e strukturave të qeverisë drejtuese në vitin 2005, kur PD erdhi në pushtet, referuar këtu reagimit të mëparshëm të socialistit ku tha se se në 2005 kur qeveria e parë e Sali Berishës mori pushtetin, vetë bllokoi një hetim të thelluar për  rafineritë e naftës.

Ndër të tjera, Murrizi ka përmendur dhe një përballje të shkuar mes tij dhe Malajt, në kohën kur ky i fundit ushtronte detyrën si ministër i PS-së dhe kërkonte shkarkimin e ish-deputetit, i cili ishte i emëruar si nëndrejtor i Tatimeve.

Nuk jam heroik unë, o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti. Dhe për modestinë po të them që nuk jam heroik, por në fakt, në krahasim me ty Ben, jam. Sepse ti more “graden” profesor doktor tek firma piramidale e Lefter Cenajt, ndërsa unë kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.

Nuk kam qenë deputet në 2005, unë o Ben Malaj, por vetëm në vitet 1997-2001, kur ty të bënë bandat deputet, e unë në zonën time nuk pordha për bandat e PS-së e për komitetet e shpëtimit të leshit që të komandonin ty si top futbolli.

Madje ti e di mirë që nuk të pordha as ty në mars 1997, kur doje të më hiqje si nën-drejtor tatimesh, e të thashë që je ministër pa vota dhe nuk të pjerdh. Nëse e ke harruar se kohët e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen”, shkroi Murrizi ndër të tjera.

Lidhur me përplasjen në zyrt tatimore në ’97-ën, Malaj i është përgjigjur Murrizit duke i risjellë në kujtesë “nderin” që Malaj si ministër në atë periudhë i bëri Murrizit për gruan e tij të sëmurë, edhe pse ai e kishte kërcënuar një javë më parë fuqishëm duke përdorur bandat e Fierit, sipas Malajt.

Murrizi, Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite.

Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njeh më mirë se kushdo ish-Drejtori I  Përgjithshëm i Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tatimeve ne Shqiperi Florian Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoj dialsa kohe Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve.

Flori duke ditur arroganca tende banale më kërkoi t’ju thoja  vetë shkarkimin. Të prita në zyrë. Më sulmove me fjalorin më të poshtër të një nëpunësi shteti. Më kërcënove me rrugacët dhe të fortët e Fierit. Harrove që isha nga Tepelena dhe I rritur ne Vlorë. Të thashë “pushka top”!

Po më detyron të them  publikisht të vërtetën e pa mohueshme se ike  “me bisht nën shalë”. Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, Flori erdhi me nxitim tek une dhe me  ngriti  shqetësin tuaj për këtë situatë kritike.

Edhe pse ti kishte rreth 3 – 4 ditë që më kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit, urdhërova shefin e kabinetit të bente  urgjente  procedura që më kërkesën time zyrtare  si minister të sigurohej viza për ty dhe bashkeshorten tuaj të nderuar. Vizë qe ju e morët pa vonesë dhe me prioritet,” shkruan Malaj.

Ndër të tjera, Arben Malaj në reagim ka akuzuar Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha si përgjegjësit kryesorë të skemave piramidale në Shqipëri.

“Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rëndësishëm”, vetem per protagonizëm  mediatik.

Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte  gabim me i rëndë ne karriren e tij politike”, shkroi Malaj.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Myslim Murrizi pretendon se Partia Socialiste ka fshehur të vërtetat e hetimeve lidhur me “Bankers Petroleum” dhe dënim ekonomik që kjo firmë i ka shkaktuar prej vitesh shtetit shqiptar.

Që të jesh i saktë o Ben Malaj, Murrizi nuk ka qenë deputet në 2005. Para se të thuash broçkulla për një rrogë tek Irfani, pyete Boden se e ke pasur koleg tek Banka e Shqipërisë, ose shkruaj Berishës për t’u siguruar se në 1997-2001, kur unë isha deputet, të thërriste Al Amoudi i piramidave.

Dhe kur kam qenë deputet unë o Ben Malaj në 2017-2021, kam folur për Bankers-in që në 2019, para 6 vitesh, dhe kam thënë fiks këtë që ka dalë sot ashiqare, që tek Bankers-i janë bërë pis të gjithë halet e politikës, përfshi edhe ty o Ben Hysenbelliu.

Prapë do flas për Bankers-in, o Ben Malaj, dhe për çdo aferë që di, se ma ke ngritur aq shumë k… urajon, sa nuk di ku ta derdh këtë energji që më ka dhënë kjo thirrja jote si kukuvajkë e Irfanit”, u shpreh Murrizi ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Arben Malaj:

Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie.

Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rëndësishëm”, vetem per protagonizëm  mediatik.

Pretendon siikur ti mbylle fobdacionin  Xhaferin ne Lushnje, por ata të penguan.             

Kush të pengon? Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacioneve deri ne 50% perqind, pa asnjecaktivitet ekonomik?? Pikerisht partia jote. Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave? 

Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte  gabim me i rëndë ne karriren e tij politike..

Ti, “heroi yne kombetare”, kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale edhe per mua, duke u mburrur se do te me  kalbit  në burg. U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit.

Jo vetem që nuk më futet ne burg por unë në vitin akademik  2005-2006, isha një vit në universitetin më të mirë në botë ne Universitetin e Harvardit, në një program lidershipi. Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, dhe shpifesve ordinet dhe te pa lodhur si ty. Kur  të doni ju  vë në dispozicion një kopjente vendimeve gjyqesore, o shpifës ordiner dhe krenar.

Por mbaj mend, o shpifës i pa-zakonshëm, mençurinë e popullit se: “Kush nuk ha  hudhra nuk i mban erë goja”. Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike pa shpifje dhe pa banalitet.     

Ndërsa ti,  veteriner, krijove një universitet privat ne Juriprudence,, e rrite dhe e mbylle???. Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare.  Bej te fal Taulantit!!!

E mban mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?

Ta thashë por nuk të shpalla armik. Thjeshtë te shtova si një  numër statistikore në kopenë e shpifëse dhe të vet-shiturve. Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???

Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt. Je shumë më shumë se shume i vogël. Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë zhurma të mëdha për t’u vet-quajtur heronj. Do ta lë këtu këtë pergjigje!

Nqs nuk ndalesh nuk është faj im  që ti e vet’meriton shprehjen e popullit tonë të mëncur: ” Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”.

Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vet-përmbajtur.

Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!!.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT