Vatër e re zjarri në Finiq, rrezikohen edhe banesat! Helikopteri në aksion për shuarjen nga ajri

Një vatër e re zjarri është shfaqur sot (22 gusht) ndërmjet fshatrave Dërmish dhe Rumanxa, në Bashkinë Finiq.Në vendgjarje kanë shkuar shumë zjarrfikës. Era e favorizon flakët në përhapjen e tyre.Gjithashtu vatra e zjarrit përbën rrezik për banorët, sepse flakët kanë drejtim nga fshati Rumanxa.

Më herët Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar nisjen e helikopterëve në Selenicë dhe Finiq, që janë parë edhe në aksion pasditen e sotme, për shuarjen e flakëve nga ajri

Vatrat e zjarrit janë shuar edhe në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Konkretisht, janë shuar vatrat në zonën e Lumit të Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku situata u paraqit mjaft problematike gjatë pasdites së të enjtes.

Si pasojë e zjarreve, në ekonominë pyjore Sakat – Laku i Hithit janë djegur 60 hektarë pyje, ndërsa u përshkruan rreth 130 hektarë të tjerë. Edhe në zonën e Kryeziut janë shkrumbuar afro 7 hektarë pyje me pisha.

Dy zjarrvënës kanë rënë në prangat e policisë. 43-vjeçari Elvis Bylyshi u arrestua pasi ndezi zjarr qëllimisht në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër” në Selenicë pas konfliktit me bashkëfshatarin duke djegur një sipërfaqe me ullinj dhe rrezikuar bagëti të imta. Ndërkohë, në Gramsh ra në pranga një 26-vjeçar që ndezi zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm dhe rrezikoi banesat. Nën hetim u vendos babai i tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT