U përplasën me një “Audi”, kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës! (EMRAT)

Elvisa Dhimaku 22 vjeç dhe motra e saj Rozina Dhimaku 20 vjeç, janë dy të rejat të cilat humbën jetën mbrëmjen e kësaj të diele në një aksident rrugor në aksin Delvinë-Sarandë ndërsa 24-vjeçarja Antonela Zhupa mbeti e plagosur rëndë.

Tre vajzat po udhëtonin me një automjet tip “Lancia” ndërsa u përplasën me një automjet tip “Audi” që drejtohej nga 23-vjeçari me inicialet K.N.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje në lidhje me aksidentin tragjik.

Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT