“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme, dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut janë shpallur non-grata në Shqipëri. Valon Bela dhe Bekir Halimi dyshohen të përfshirë në veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar.
Vetë ministri Besfort Lamallari, mbrëmjen e djeshme në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News, theksoi se Ikballe Huduti Berisha, nuk është i vetmi person i shpallur i padëshiruar në Shqipëri, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet për kombin shqiptar.
Ky vendim i fundit është firmosur nga Lamallari pas informacioneve të përcjella nga shërbimet informative të shtetit ku bëhet fjalë për lidhje të Valon Belas dhe Bekir Halimit me veprimtari që përbëjnë rrezik dhe kërcënim për vendin.