Kush ndot Gjirokastrën, 5 mijë lekë gjobë!

Bashkia Gjirokastër ka ndërmarrë sot një masë me gjobë 5 mijë lekë të reja për këdo që ndot mjedisin.

Propozimi i kësaj nisme ka ardhur nga 6 qytetarë, të cilët i kanë dërguar propozimin kryetares së bashkisë Zamira Rami  dhe më pas ka kaluar për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Nisur nga ndotja e lartë e mjedisit kanë qenë pikërisht disa të rinj të qytetit të cilët pak ditë më parë së bashku me turistë të huaj pastruan nga mbetjet urën e Ali Pashës në lagjen “Dunavat”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT