U krijua 99 vjet më parë, ky është klubi i parë i futbollit në Shqipëri
Futbolli shqiptar i ka fillimet e hershme që pas Pavarësisë së Shqipërisë. Në shumë qytete të vendit filloi të luhej një lojë e re sportive me emrin “futboll”. Në Shkodër, Vlorë, Korçë e në disa qytete të tjera filluan të zhvilloheshin ndeshje të tilla futbolli. Në Shkodër shumë lagje të vjetra shkodrane filluan të ndesheshin ndërmjet tyre duke krijuar një interes të veçantë në popullsinë e asokohe.Duke parë interesimin e madh ndaj këtij sporti filluan të krijoheshin grupe të vogla sportive të cilët më vonë do të krijojnë një Shoqëri të vetme sportive me emrin Vllaznia. Shoqëria “Vllaznia” është themeluar më 16 shkurt të vitit 1919, ku nismëtarët ishin anëtarët e shoqatës “Mustafa Pasha” dhe “Vaso Pasha”, të cilët u bashkuan duke krjuar një shoqëri të vetme me emrin “Vllaznia”.

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!