Deputetët që ngatërruan protestën me pasarelën
Në protestën e djeshme të opozitës, e pranishme mes turmës përball Kuvendit ishte edhe deputetja Grida Duma. E sapo dal nga parukieria, me një pallto të ngrohtë ngjyrë bari, këpucë me majë, ajo shfaqet mes njerëzve të cilët shtyheshin mes policëve për një ‘hall” të opozitës; zgjedhjen e kryeprokurores!Shumë pranë saj, si në një film aksion, shihet edhe një nga deputetët më të rinj të Parlamentit shqiptar, Klevis Balliu. Tek ai tërheq vëmendje krehja elegante dhe kollarja e kuqe…Sipas kërkimeve tona, këta ishin dy deputet më të votuar për sa i përket pamjes së jashtme në protestë.Ja pse duhen tubimet; të ekspozojnë, të vendosin në qendër të vëmendjes, ke mundësi të shfaqesh me pallto dhe kollare të re…Kjo e Gridës dhe e Klevisit është… opozita e modës së fundit.


