Thaçi dhe Meta “kërcënohen” nga i njëjti skenar

Përplasjet e vazhdueshme mes presidentit dhe mazhorancës në vend kanë sjellë një situatë anormale jo vetëm politike, por edhe insitucionale.
Për mazhorancën, Presidenti Meta, ka shkelur kushtetutën që në momentin që ai nxori një dekret të ri për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore të qershorit, duke zhdekretuar kështu datën e mëparshme të zgjedhjeve.
E për qeverinë kjo ishte një shkelje kushtetuese dhe një veprim nul, pasi sipas saj kushtetuta nuk ia njihte këtë kompetencë presidentit.
E kështu përplasja mes tyre vazhdoi edhe me mosdekretime e kthime mbrapsht të disa ligjeve të miratuara nga parlamenti. Me organizimin më 2 mars edhe të asaj që kreu i shtetit e quajti besëlidhja kundër grushtit të shtetit, mesa duket lufta mes palëve ishte bërë tashmë e hapur.
Të dyja palët kërëcënojnë njëra tjetrën me shkarkime. Veçse në rastin e parlamentit quhet shpërndarje. Nga ana kushtetuese vlen të theksohet se mazhoranca vetëm mundet që të marrë nismën për shkarkimin e presidentit dhe ta çojë këtë nismë në Gjykatën Kushtetuese, më pas është kjo e fundit që vendos vlefshmërinë ose jo të nismës së parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Për krahasim thuajse i njëjti skenar po ndodh edhe në Republikën e Kosovës, ku edhe atje mazhoranca qeverisëse po tenton të shkarkojë nga detyra Presidentin e Republikës.
Arsyet duhet thënë janë të ndryshme nga ato që ka mazhoranca në Shqipëri për shkakrimin e Metës. Qeveria e Kurtit ka publikuar një letër në të cilën pretendon se Presidenti Thaçi në marrëveshje të fshehta ka marrë vendime në cilësinë e kryeministrit që t’i kalonte një pjesë të sovranitetit territorial një force tjetër ushtarake, pra bëhet fjalë për atë KFOR-it.
Kjo sipas Kryeministrit Kurti është një shkelje të rëndë dhe duket se për këtë akt ai do të ndërmarrë nismën për shkarkimin e presidentit. E përveç arsyeve të ndryshme që kanë të dy mazhorancat, duhet thënë që parashikimet kushtetuese mbi procedurat për shkarkimin e presidentit janë të njëjta në të dyja shtetet tona.
Kështu, edhe kushtetuta e Kosovës parashikon që parlamenti ndëermerr nismën për propozimin e shkarkimit të Presidentit, por është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos vlefshmëronë kushtetuese të këtij propozimi.
Kur kosova e ka tashmë funksionale Gjykatën Kushtetuese, kujtojmë që vendi ynë ka tashmë pak vite që GJK-ja nuk është e formuar. Ndaj me gjasë do të shohim sesi do të veprojë Gjykata Kushtetuese në Kosovë për shkarkimin e presidentit Thaçi.