Parimi i gjësë së gjykuar/ A e pengon kjo SPAK për të rihetuar dosjen e ÇEZ ku perfshihen Meta dhe Berisha ?

Parimi i gjësë së gjykuar siç njihet ndryshe  “res judicata” është një nga parimet më të rëndësishme të së drejtës pasi garanton atë që njihet dhe si siguria juridike.

Ky parim në fakt është parashikuar edhe në aktet tona të brendshme, përmendim këtu Kodin e Procedurës Civile edhe atë penale, por gjithashtu edhe në nenin 6 të KEDNJ-së (Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut).

Nëpërmjet këtij parimi synohet pra që t’u sigurohet qëndrueshmëri ekzekutimit të vendimeve. Por duhet thënë që parimi i “gjësë së gjykuar” nuk është efektiv për të gjitha vendimet, por vetëm për ato që janë të formës së prerë dhe nuk janë ankimuar nga palët ndërgjyqëse.

Çështja e ÇEZ është një nga çështjet më me shumë impakt në thuajse dekadën e fundit të vendit tonë. Zyrtarë të lartë të qeverisë aktuale kanë akuzuar për atë që ata e kanë cilësuar “afera e ÇEZ” ish drejtues të qeverisë Berisha, madje kanë akuzuar si të implikuar në këtë çështje edhe vetë ish kryeministrin Berisha.

Nga privatizimi i OSHE-së aksionet e të cilës i kaluan kompanisë çeke ÇEZ, thuhet se shteti shqiptar ka humbur me qindra miliona euro. Prokuroria hetoi për shumë kohë për këtë çështje, dhe erdhi në përfundimin se nuk kishte elementë të veprës penale që mund të implikonin në këtë çështje ish funksionarë të lartë publikë, me akuzat për: falsifikim dokumentesh apo shpërdorim detyre. Akuza këto që ishin përfolur e denoncuar mediatikisht e publikisht edhe nga drejtues të Partisë Socaliste.

Siç edhe parashikon neni 436 i Kodit të Procedurës Civile, mjetet kryesorë për kundërshtimin e një vendimi gjyqësor janë ankimi në Gjykatën e Apelit, Rekursi në Gjykatën e Lartë, dhe Rishikimi në po Gjykatën e Lartë.

Ndaj pra siç edhe kuptohet duhet të ndiqet së pari procedura e ankimimit që çështja e ÇEZ të dërgohet në Gjykatën e Apelit, por kjo nuk mund të ndodhë nëse kanë kaluar 30 ditë dhe nëse ky vendim është i formës së prerë. Vendimi mund të ankimohet edhe nëse është i formës së prerë, vetëm nëse dalin shkaqe apo arsye të reja që parashikohen në Ligjin Nr. 8116, datë 29.03.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Duhet theksuar se në bazë të parimit të gjësë së gjykuar, dhe po ashtu në bazë të parimit të procesit të rregullt ligjor do të jetë e vështirë që dosja e ÇEZ të rihapet sërish për shqyrtim, pasi vetë prokuroria dhe Gjykata e kanë pushuar këtë çështje.

Nisja e kësaj procedure mund të bëhet e mundur vetëm nëse zbatohet afati 15 ditor për ankimimin, apo nëse do të gjenden detaje apo shkelje që do të mund të vinin në dyshim vendimin për pushimin e çështjes, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë. Gjë e cila ka pak gjasa të ndodhë duhet thënë.

Në raste të tjera edhe SPAK do ta ketë të vështirë të rihapë këtë çështje pasi ajo tashmë mund të konsiderohet si “gjë e gjykuar”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT