Frika e presidentit për humbjen e “fronit” përshpejtoi datën e zgjedhjeve
Komiteti Ekezkutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme mori vendimin që zgjedhjet per kreun e ri të institucionit të futbollit shqiptar të zhvillohen pas një muaji.Data e zgjedhjeve do të jetë më 7 shkurt dhe Asambleja Zgjedhore do të zhvillohet në një nga hotelet në qytetin e Durrësit.Ajo që vihet re në këtë vendim është data e afërt që Duka ka caktuar për këto zgedhje, çka lë të nënkuptosh se e gjitha është një dinakëri e hapur prej tij.Një vendim prej dinaku dhe frikacaku që është në favor të tij, pasi u lë shumë pak kohë në dipozicion rivalëve të tij për tu përgatitur në fushatën zgjedhore.Por, shpejtësia jo gjithnjë është avantazh! Mund t’i jap avantazh edhe kundershtarit.Shpejtesia e tij me këtë vendim shpreh qartë frikën që e ka zënë se mos zbret nga karrigia ku qëndron i ulur prej 16 vitesh dhe kërkon që të ketë dhe katër vite të tjera në këtë post.Ende nuk është e qartë nëse kjo datë zgjedhore bie ndesh me rregullat ligjore të UEFA-s pasi nuk ka kohë të plotë fushate.Deri më tani në garë për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka asnjë kandidat zyrtar pasi dhe vetë Duka nuk e ka bërë fakt të kryer kandidimin e tij dhe pse kjo është një lojë pasi “de facto” ai do të jetë në garë për mandatin e pestë pas 16 viteve drejtim.Një tjetër emër i fortë që mund të kandidojë është dhe ai i Bashkim Finos i cili ende nuk e ka zyrtarizuar nesë do të jetë ose jo në garë për këtë post./ZgjohuShqiptar.info