Dumani pret në SPAK të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja çfarë u diskutua në “godinën e qelqtë”

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka pritur sot në “godinën e qelqtë” të Ngarkuarën e SHBA me Punë, Nancy VanHorn.
Lajmi i konfirmua nga vetë ambasada amerikane në Tiranë e cila bën me dije se gjatë takimit u diskutua puna e guximshme e SPAK dhe BKH-së në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, njofton Ambasada e SHBA-së në Tiranë.