Humbi të birin në aksidentin në Tempi/ Greva e urisë së shqiptarit “merr përgjigje”, prokuroria greke: 10 ditë kohë për të dëshmuar

Prokuroria e Larisës, i ka dërguar shtetasit shqiptar Pano Ruçi, i cili humbi të birin në aksidentin hekurudhor në Tempi të Greqisë, një njoftim 10-ditor për të shkuar për tu paraqitur dhe dëshmuar në lidhje me llojin e analizave që dëshiron të kryhen në trupin e djalit të tij.
Urdhri është shpallur sot në zyrën e avokates së tij, Zoe Konstantopoulou. Kujtojmë se Ruçi fitoi të drejtën për të bërë kërkesën pas një proteste dhe greve urie, që zgjati 23 ditë përpara Parlamentit të Greqisë.
Këkresa e tij ishte zbardhja e e së vërtetës mbi shkakun e vdekjes së të birit i cili humbi jetën dy vite më parë.
Shqiptarit i është njohur e drejta për të kërkuar zhvarrosjen, analizat e ADN-së dhe hetimin mbi shkaqet e vdekjes. Në rast se ai nuk do i përgjigjet lajmërimit të prokurorisë, brenda afatit 10 ditor, do të konsiderohet se ka hequr dorë nga ajo.