“I kam ngjarë hallës së babit”, stërnipi i Vaçe Zelës lë pa fjalë jurinë e emisionit: Kam talent si ajo

Me kaçurrelat e dendura, Marlon Zela e mori menjëherë vëmendjen e jurisë së “X Factor Kids në Tv Klan. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte përgjigjja e tij nga e ka trashëguar talentin duke thënë se vjen prej hallës së babit.

E në fakt s’ka si të ndodhë ndryshe sepse bëhet fjalë për të madhen Vaçe Zela. “Halla e babit tim është Vaçe Zela”, ka thënë vogëlushi dhe nisi të këndonte, duke treguar se kishte trashëguar talentin e saj.

Eneda Tarifa: Kujt i ke ngjarë nga talenti?

Marlon Zela: I kam ngjarë hallës së babit.

Eneda Tarifa: Hallës së babit?

Marlon Zela: Halla e babit tim është Vaçe Zela.

Eneda Tarifa: Shumë, shumë respekte për hallën tuaj, na ka dhënë shumë. Tani të shikojmë çfarë do të këndosh ti dhe a e ke atë talentin e saj apo jo.

Marlon Zela: Po, e kam!

Në prapaskenë gjendej Hysni Zela, i cili i emocionuar u shpreh:

“Unë akoma kam emocion, këndoi shumë bukur, por kur të vijë mosha 17-18 vjeç atëherë do të shihet.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT