Kërdia në Shkodër, 10 persona të stafit mjekësor dyshohen të infektuar me Covid 19

10 persona të stafit mjekësor në Shkodër dyshohet se janë të infektuar me COVID-19. Burime bëjnë me dije se personeli mjekësor ka pasur kontakte me me pacientin nga Puka, i cili rezulton me COVID-19. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 10 personave u janë marrë tamponët dhe pritet rezultati i analizave.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se 146 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Zgjerohet harta, një infektuar edhe në Krujë. Ministria e Shëndetësisë njofon se 3 prej personave në spitalin Infektiv ndodhen në intubim, në gjendje të rëndë.
Po kështu, 11 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bën thirrje për respektimin e masave, ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.