Përdhunoi 29-vjeçaren, policia arreston të riun, në makinë i gjen kallashnikov dhe kokainë! Në pranga edhe 5 shokët e tij

Tiranë-Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare. 

I riu, i identifikuar si Armando Mirashi, sipas policisë ka kryer marrëdhënie kundrejt dëshirës me 29-veçaren në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në një lokal ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike. 

Në pranga janë vënë edhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi. Ata janë: Armando Mirashi, Ersel Kumrija, Endrit Kumrija, Anesti Prroi, Siciljan Cakraj, Klevi Reka, Anxhelo Hodja 

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e 31-vjeçarit  u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine. 

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, goditen 2 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast i përshtatjes së lokaleve për përdorimin/shitjen e lëndëve narkotike. Posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe kokainë në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare. Posedonte 1 armë zjarri, 1 jelek antiplumb dhe 2 armë të ftohta, në lokalin e tij, vihet në pranga 24-vjeçari. Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi. 

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, municion luftarak, 1 jelek antiplumb, lëndë narkotike, 2 automjete, 7 celularë dhe 2 armë të ftohta. Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Several”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:    

-Armando Mirashi, 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”; 

– Ersel Kumrija, 24 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”; 

-Endrit Kumrija, 23 vjeç, Anesti Prroi, 25 vjeç, Siciljan Cakraj, 28 vjeç, Klevi Reka, 24 vjeç dhe Anxhelo Hodja, 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shtetasi  Armando Mirashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në lokalin e shtetasit Endrit Kumrija, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.   

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit  Armando Mirashi u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine. 5 shtetasit e tjerë të arrestuar, të pranishëm në lokal në momentin e ndërhyrjes së Policisë, dyshohet se kanë patur dijeni për këtë veprimtarinë kriminale në lokal, por nuk kanë kallëzuar.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT