Kush është këshilltari i kryeministrit shqiptar, presidenti i ardhshëm kroat Zoran Milanoviç

Ish kryeministri kroat Zoran Milanovic dhe presidentja e tanishme kroate Kolinda Grabar-Kitarovic
Gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Zoran Milanoviç arriti që të marrë 54% të votave ndërsa rivalja e tij, presidentja aktuale Kolinda Grabar Kitaroviç mori vetëm 46%.
Ish-kryeministri kroat pritet që të marrë detyrën në 19 shkurt 2020.
Milanoviç ka qenë kryeministër i Kroacisë nga viti 2011 deri në vitin 2016. Atë kohë drejtonte Partinë Socialdemokrate(SDP), parti të qendrës së majtë..
Zoran Milanovic filloi karrierën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë. Ai shërbeu si këshilltar i Misionit Kroat në Bashkimin Europian dhe NATO dhe ishte asistent i ministrit për punë të jashtme për çështje politike multilaterale.
Pas dorëheqjes si kryeministër në vitin 2016, Milanoviç iu fut biznesit të këshillimit politik ku ndër të tjera punoi edhe si këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Vetë Rama kur është pyetur për këtë çështje nga gazetarë kroatë nuk e mohoi këtë gjë.
Gjatë një konference të përbashkët me komisionerin Johannes Hahn, i pyetur nga gazetarët kroatë, kryeministri Rama ka zbuluar se ish-kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç është një nga këshilltarët e tij më të mirë, transmeton newsbomb.al.
‘Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Zoran është një mik i madh, i kam kërkuar këshillim dhe do t’i kërkoj sa herë ta takoj. Më duhet të them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është i vonë kur jep këshillat e tij’, ka thënë Rama në konferencë.
Kujtojmë se me fitoren e këtyre zgjedhjeve presidenciale, Milanoviilanoviç bëhet presidenti i pestë i Kroacisë./Newsbomb.al.