Masakroi për vdekje bashkëshorten në Greqi, flet daja i Pandi Nakolecit: I bëj thirrje të dorëzohet! E ka bërë me vetëdije

Mëngjesi i sotëm regjistroi një krim të rëndë në familje të ndodhur në Volos të Greqisë ku shqiptari Pandi Nakoleci 40 vjeç, vrau gruan e tij po shqiptare, Mariola Nakoleci 36 vjeçe, të dy prindër të 4 fëmijëve.

Pandi Nakoleci e ka vrarë gruan e tij me një mjet të mprehtë në korridorin e pallatit ku banonin, ngjarje e ndodhur në sy të 3 fëmijëve të çiftit.

Për mediat ka folur daja i autorit, Jetnor Lumani, i cili u shpreh se nuk kanë qenë në djeni të ngjarjes ndërsa i bën thirrje nipit të tij të dorëzohet sa me shpejt në polici.

Ndër të tjera, daja i Pandi Nakolecit ka pohuar se nipi i tij ka pasur probleme të shëndetit mendor, por që nuk di se çfarë konfliktesh kanë pasur çifti.

“Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptoi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetëdije nuk e bëri pa vetëdije.

Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregojë për çfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve”, tha daja i autorit.

I pyetur nëse familja kishte probleme të shëndetit mendor, Jetnor Lumani tha se: “Po është e vërtetë. Ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar”.

Autoti dhe bashkëshortja e tij kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin që prej mëngjesit të ditës së sotme. Teksa ajo ka tentuar të largohet nga shtëpia, autori e ka ndjekur pas me një mjet të mprehtë në dorë.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, ra e vdekur vetëm pak metra larg derës së shtëpisë së saj.

Kanë qenë fëmijët e çiftit të cilët kanë lajmëruar policinë duke thënë se babai u ka therur nënën.

Kur oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre fëmijët, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç.

Autori ka të shkuar kriminale si i përfshirë në trafikun e drogës në vitin 2019, ndërsa gjithashtu është shtruar dhe në një klinikë psikiatrike pas tentativës për vetëvrasje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT