“Zbrazën” miliona euro nga “xhepat” e buxhetit të shtetit, të arrestuarit e “Bankers” kërkojnë të dalin nga burgu

Personat të cilët janë arrestuar në lidhje me skandalin e Bankers Petroleum, kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në GJKKO.
Përmes avokatëve ish-administratori Leonidha Çobo dhe ceo kinez Hong Ping Xiao,të cilët ndodhen në burg që në korrik, kanë kërkuar informacion mbi hetimet 2 mujore dhe zëvendësim masë sigurie.
Kujtojmë se Bankers Petroleum Albania janë në përballje me shtetin shqiptar të akuzuar për shkaktimin e një dëmi ekonomik prej miliona eurosh nga periudha 2004 e deri në vitin 2024. “Zbrazja” e arkës së shtetit nga Bankres Petroleum erdhi pas ngritjes së një skemë të sofistikuar evazioni fiskal dhe mashtrimi me të përfshirë CEO e ish-punonjës të lartë të kësaj kompanie.
Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2004–2024, kompania ka eksportuar dhe shitur naftë me një vlerë totale prej 532 miliardë lekësh, rreth 5 miliardë euro, por ka deklaruar humbje prej 11.7 miliardë lekësh dhe nuk ka paguar asnjë tatim-fitimi.
Dosja “Bankers” u mor fillimisht në gjykim nga Prokuroria e Fierit, por më pas u konstatuan elemente të veprave penale grup i strukturuar kriminal dhe korrupsion, dhe dosja i’u kalua Spak për arsye se veprat penale të parapërmendura janë konpetencë e këtij institucioni.