Pandeli Majko: VMRO mban pushtetin falë koalicionit me partinë shqiptare BDI
Ligji për ‘Branitelat’ nisi sot procedurën parlamentare. Në fillim të punës së Komisionit për punë dhe politikë sociale ku po shqyrtohet ky projekt ligj, deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi propozoi që ligji në fjalë të mos futet në rend dite të këtij komisioni, propozimi i Ibrahimit u mbështet nga deputetët e BDI-së por jo edhe të VMRO-s dhe LSDM-së. Kështu që me 7 vota pro dhe 3 kundër, komisioni nisi shqyrtimin e projekt ligjit për ‘Branitelat’ të propozuar nga VMRO-DPMNE.
Pandeli Majko ish-kryeminsitët i Shqipërisë është i mendimit se ligji për “branitellat” bëhet me qëllim për tu harruar “zyrtarisht” statusi i pazgjidhur i ish ushtarëve të UÇK-së.
“Në këtë ditë do të zytarizohet përplasja e partnerëve të koalicionit për ligjin e “branitellëve” (për ish-pjestarët e forcave të sigurisë) i cili padyshim bëhet për ta harruar “zyrtarisht” statusin e pazgjidhur të ish ushtarëve të UÇK-së. Ligji i “branitellëve” ka 10 vjet që funksionon, dhe projekt-ligji i propozuar nga partia maqedonase e kryeministrit Gruevski, VMRO gjendet në procedurë parlamentare dhe nuk ndryshon në parim nga ligji ekzistues. Ai është në kundërshtim të plotë me interpretimin e Ligjit të Amnistisë i cili njeh UÇK-në si pale legjitime në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni.”
Më tej Majko në statusin e tij në FB shkruan se VMRO e mban pushtetin falë koalicionit me BDI-në.
“VMRO është partia maqedonase e cila mban pushtetin falë koalicionit me partinë shqiptare BDI, e cila doli nga lufta e UCK-së në 2001 për të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Të duash të mbash pushtetin me votat e UÇK-së së “gjallë” dhe të refuzosh respektin për dëshmorët e saj ky është një udhëkryq për moralin e qeverisjes aktuale në Shkup. Në 10 shtator, në parlament, shteti maqedonas do të provojë zyrtarisht “mospranimin” e shpirtit të Marrëveshjes së Ohrit dhe fondamentit të saj për respektimin e ekuilibreve që ndërtoi ajo për shtetin e Maqedonisë. Ky është një lajm i keq!”
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.