“Like’’ mbi kurrizin dhe traumat e fëmijëve, Hati dhe influencueset shqiptare në garë për klikime (VIDEO)

Hati, personazh i njohur i Tik Tok-ut shpesh përfshihet në skandale që përfolen për ditë me radhë.

Shpesh të bëra nga Hati me qëllim të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë ajo ka ndarë një video ku duket një shaka në pamje të parë, por është më shumë se kaq.

Video ku influencuesja Hatixhe Brika “shtyn dhe godet” një fëmijë 2-3 vjeç si pjesë e një sfide ka nervozuar shumë njerëz të cilët kanë reaguar ashpër ndaj saj.

Shumë qytetarët e shikojnë si pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm ku fëmijët po kthehen në mjete për klikime, pa asnjë ndjeshmëri për pasojat që kjo sjell

Duhet të pranojmë se nuk janë të pakëta blogeret që kanë kthyer në “biznes” vetë fëmijët e tyre dhe i ekspozojnë ata edhe në situatat më delikate e private të përditshmërisë, pa menduar gjatë për pasojat që lë ky ekspozim në psikologjinë dhe rritjen e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT