Pas manifestimit, reagon Edi Rama: Iliri mund t’i shpallë luftë dhe Amerikës!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pas përfundimit të manifestimit të Ilir Metës, duke thënë se Presidenti del e shpërthen, ndërsa vuri më dukje se ai nuk mund ta shpërndarë Parlamentin.
Presidenti nuk mund ta shpërndajë parlamentin, nuk mund të firmosë dekrete të tilla. Mund të firmosi edhe dekret për ti shpallur luftë SHBA-ve, por parlamenti nuk mund ta njohë. Lajmi i mirë është Shqipëria reali ka marrë një tjetër mbështetje të jashtë zakonshme në Bruksel.
“Nuk ka asgjë të re këtu – tha Rama, ndërsa nuk ngurroi të bënte batuta edhe për gazetarët, teksa deklaroi: “Thashë se për çfarë do më pyesnit”.
Sipas Ramës, Ilir Meta ka çelur një fushatë brenda opozitës dhe se ajo që po bën është tipike për një kryetar opozitar”.