Ilir Latifi fiton në Florida, tani gati për titullin botëror (Video)

Sportisti shqiptar i arteve marciale Ilir Latifi, por që garon për Suedinë, mposhti me “submission” në raundin e parë rivalin e tij amerikan Ovince Saint Preux (OSP), në duelin e vlefshëm për UFC on Fox, zhvilluar në Florida.Një fitore e merituar e Latifit, 14 fitore, 5 humbje dhe 1 ndeshje pa rezultat, që tashmë ia afrohet një dueli për titull në peshën “light heavyëeight”. Latifi e dominoi sfidën, e cila pritej të ishte më spektakolare, por shqiptari bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke e goditur me këmbë që në start rivalin amerikan.

Edhe pse OSP përpiqej të mbrohej, nuk i rezistoi dot një të majte të fuqishme të Latifit, duke u rrëzuar në tapet. Shqiptari kap nga qafa rivalin amerikan, që nuk ka më fuqi dhe dorëzohet, ndërsa Latifi nis festën, i vetëdijshëm se tashmë e pret një sfidë edhe më e madhe./ZgjohuShqiptar.infoNA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT