Shqiptarët në Maqedoni protestuan në mbështetje të Luginës
Mijëra shqiptarë të Maqedonisë protestuan sot në Shkup, kundër diskriminimit dhe represionit serb ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe heqjes së lapidarit të UÇPMB-së.
“Nuk jeni vetëm”, “Daçiq është i barabartë me Millosheviqin”, “Jemi një”, “Jemi në mbrojtje të UÇPMB-së”, ishin disa nga slloganet që e karakterizuan marshimin e sotëm të shqiptarëve nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, kundër shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Në këtë protest nuk munguan forcat e mëdha dhe të përforcuara të policisë, të cilët me barrikada bllokuan rrugën në hyrje të lagjes Vodno rreth 300 metra larg ambasadës, raporton Ina.
Kreu i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu tha se, ngjarjet e fundit në Luginë të Preshevës i kanë irrituar shqiptarët kudo që jetojnë.
‘Protestojmë në këtë vend, i cili njëkohësisht është shtytës i shumë ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe kudo që ka ngjarje tronditëse shqiptare, siç ishin ato të fundit. Nga këtu themi se jemi një dhe ju garantojmë se këtu e kudo ne jemi ata të cilët kemi dëshmuar disiplinë dhe përkushtim për çështje kombëtare,”’ dekalroi Veliu.
Kryetari i parlamentit studentor pranë USHT-së, Shaban Asllani tha se, studentët e USHT-së dhe gjithë shqiptarët në
Maqedoni, të koordinuar me mundësitë e tyre janë në gjendje të kontribuojnë për çështjen shqiptare në Preshevë
Protesta e sotme u organizua nga Shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe Unioni i Studentëve të USHT-së, ndërsa ajo u përkrah edhe nga parti të ndryshme politike, shoqata, përfshirë edhe Lëvizjen “Vetëvendosje!”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.