Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se organizata do të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës në 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, duke shtuar edhe 16 ekipe të tjera në formatin aktual.

Nëse miratohet, Botërori 2030 do të jetë turneu më i madh në historinë e futbollit, me pjesëmarrjen e 64 kombëtareve.

Edicioni i vitit 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe në tre kontinente. Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin nga një ndeshje hapëse të turneut, në kuadër të 100-vjetorit të Kupës së Botës, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjeve do të zhvillohet në Marok, Portugali dhe Spanjë.

FIFA pritet të analizojë propozimin në muajt në vijim, ndërsa një vendim përfundimtar ende nuk është marrë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT