“Nuk ka më puthje”, Meta: Ja pse u alarmova kur bëra testin për koronavirus

Presidenti Ili Meta i është nënshtruar testit për koronavirus dhe ka rezultuar negativ.
Nga studio e OPEN në Top Channel, Meta e pranoi se u shqetësua kur mësoi se një nga personat që frekuentonte palestrën ku stërvitet edhe kreu i shtetit, rezultoi me koronavirus.
“Kisha vetëm një shqetësim. Dy ditë më parë kisha takuar ministren e Shëndetësisë dhe Task-Forcën, pasi u kisha dhënë dorën”, tha Meta.
Presidenti foli për situatën në familjen e tij dhe për jetën mes shtëpisë dhe zyrës
“Kohën e kaloj mes zyrës dhe banesës. Dhënia e dorës nuk ekziston më. E kam patur të vështirë, por jemi të detyruar t’i përshtatemi kësaj situate të re”, deklaroi Meta.
Pjesa nga biseda në studio
Ilir Meta: Jam shumë i lumtur që e bëra testin për koronavirus. Mora një informacion që kisha qenë në palestër, ku një frekuentues kishte rezultuar pozitiv. Prandaj e bëra testin për koronavirus.
Eni Vasili: A u shqetësove kur e more vesh?
Ilir Meta: Kisha vetëm një shqetësim. Dy ditë më parë kisha takuar ministren e Shëndetësisë dhe Task-Forcën, pasi u kisha dhënë dorën.
Eni Vasili: A duhen kryer më shumë teste
Ilir Meta: Patjetër që duhen të bëhën me shumë, sidomos ata që dyshojnë
Eni Vasili: Si po e kaloni karantinën me familjen?
Ilir Meta: Janë të gjithë në karantinë. Nuk ka puthje dhe përkedhelje