Izraeli blen municione ajrore me vlerë 200 milionë dollarë nga prodhuesi i armëve Elbit Systems

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se ka blerë municione ajrore me vlerë 200 milionë dollarë nga prodhuesi i armëve Elbit Systems.

Ministria deklaroi se marrëveshja për raketa dhe armë të tjera sulmi dhe përgjimi synon “përmirësimin e gatishmërisë” së forcave të armatosura “në skenarë të menjëhershëm luftimi”.

Në një deklaratë për media, të publikuar në faqen zyrtare, Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i Elbit Systems u shpreh se “Kjo seri kontratash nënvizon lidershipin teknologjik të Elbit Systems në sistemet e armëve të lëshuara nga ajri. Ne jemi krenarë për partneritetin tonë të gjatë me Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për të zhvilluar dhe ofruar zgjidhje me saktësi të lartë dhe të besueshme që janë ndër faktorët që mundësojnë superioritetin ajror të Forcave Ajrore Izraelite.”

Një marrëveshje e ngjashme u nënshkrua midis Izraelit dhe Elbit në janar për 183 milionë dollarë municione ajrore.

Elbit Systems është një nga kompanitë më të mëdha dhe më të avancuara të industrisë së mbrojtjes në Izrael, me mbi 20 mijë punonjës në pesë kontinente.

Portofoli i saj përfshin sisteme ajrore, platforma pa pilot (dronë), pajisje për shikim natën, komunikime dhe municione precize, një bazë e gjerë kapacitetesh që e bën furnizues kryesor të ushtrisë izraelite në rastet kur nevojitet rimbushje e shpejtë e armatimit në disa kategori njëkohësisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT