Hodhi 13 doza kokainë në tokë kur pa agjentët, pranga 30-vjeçarit në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi Ardit Tafa, banues në Fier, i cili u konstatua nga shërbimet e policisë në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku ai hodhi në tokë dozat e kokainës dhe tentoi të largohej, por u kap dhe u arrestua nga efektivët.

Policia sekuestroi 13 doza kokaine, të cilat u hodhën në tokë nga 30-vjeçari.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen 13 doza kokaine të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore për një shtetas që shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u identifikua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. T., 30 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, kur është konstatuar nga punonjësit e Policisë, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ka hedhur dozat e lëndës narkotike kokainë, në tokë, dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga pas ndjekjes nga punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT