“Hape gojën, e ke plumbin pas veshi”, Sali Berisha zbulon “mesazhin” që mori Daniel Shima: U la i lirë se u bë zhurmë e madhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën për zhdukjen 10 orëshe të Daniel Shimës. Sipas tij, ish-zëvendësdrejtori i AKSHI, është kërcënuar të mos flasë dhe më e keqja, mund të ishte zhdukur por u rikthye për shkak të bujës së menjëhershme në media.

“Hape gojën po deshe, e ka plumbin mbas veshi ai. Çfarë flet. Ai pa atje që mund ta varrosnin të gjallë në bodrum. I thanë kaq, nuk po e bëjmë këtë. Se ata kishin hallin e tyre se u bë zhurmë. Po fole do pësosh atë.

Tani nuk flet ai. Se ai po të ishte njeri i lirë, ai del dhe falënderonte mediat që ndoqën çdo minutë gjendjen e tij dhe e shpëtuan. Nuk e injoruan ‘SOS-in’ e tij. Nuk flet dot ai”, është shprehur lideri i opozitës, duke theksuar se e njëjta gjë ka ndodhur me Lefter Kokën e Erion Veliaj në qeli.

Sipas Sali Berishës, këta ish-zyrtarë të shtetit janë kërcënuar të mos flasin, në të kundërt pasojat do të jenë të mëdha. Për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe Erion Veliajn që mbahen në qelitë e Durrësit, ish-kryeministri shtoi se kërcënohen përmes Troplinëve.

Daniel Shima u zhduk për më shumë se 10 orë (dje, 20 Gusht) duke shkëputur kontaktet me familjarët dhe të dashurën e tij. E vetmja gjurmë prej tij ishte një mesazh që i kishte dërguar partneres, me tekst: Po më arrestojnë.

Nëna shkoi në Polici pas disa orësh, por atje i thanë se për Danielin nuk kishte asnjë urdhërarrest dhe as ishte ndaluar në ndonjë komisariat.

Ai u kthye në banesë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe u paraqit në komisariat ku sipas deklaratës së dhënë nuk ka asnjë pretendim për rrëmbim apo arrestim, por ishte larguar me dëshirë. Burime nga Policia, por nga jo vetë Shima, thanë se arsyeja e largimit ishte një konflikt me partneren.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT