E FUNDIT/ Kush janë dy deputetët që heqin dorë nga mandati, kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr dorë nga mandati i deputetit.

Teksa të gjithë deputetët e tjerë u betuan në seancë plenare, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo nuk ishin të pranishëm në sallë.

Doshi dhe Jorgo u zgjodhën deputetë në qarkun e Shkodrës nga lista e mbyllur ndërsa burime bëjnë me dije se Tom Doshi tani do të ‘aktivizojë’ listën e hapur të Shkodrës.

Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimit 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT