“Gjetëm tre fëmijët mbi trupin e nënës”, vrasja e gruas nga shqiptari në Greqi, burri e qëlloi me thikë se ajo do ikte

Komuniteti lokal i Volosit ne Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e një gruaje 36-vjeçare nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar të premten në mëngjes (22/8).

Sipas informacioneve, pak para orës 11:00, vajza e çiftit telefonoi Qendrën e Emergjencave duke kërkuar ndihmë dhe duke thënë se babai i saj e kishte therur nënën e saj në apartamentin e familjes në rrugën Konstanta.

Oficerët e policisë që nxituan në vendngjarje gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë.

Kryefamiljari Pandeli Nakoleci vrau gruan e tij Marjola dhe më pas u arratis, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.

Banesa ku ndodhi ngjarja

Pranë saj ishin tre fëmijë të familjes, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç. Sipas dëshmive të tyre, prindërit kishin debatuar intensivisht që nga oret e mëngjesit.

Si pasoje e debateve gruaja kishte vendosur te ikte.

Kur 36-vjeçarja vendosi të largohej nga shtëpia, burri i saj e ndoqi duke mbajtur një mjet të mprehtë që dyshohet se vinte nga një set pjekjeje. Ai e arriti në hyrje të pallatit dhe e goditi disa herë.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, ra e vdekur vetëm pak metra larg derës së shtëpisë së saj.

Autori i krimit ka një të kaluar të rëndë kriminale dhe psikiatrike. Më 28 qershor 2025, ai u transferua nga oficerët e policisë në Departamentin Psikiatrik të Spitalit të Përgjithshëm të Volosit për një ekzaminim, pas një tentative vetëvrasjeje.

Mjekët kishin vendosur se ai kishte nevojë për shtrim në spital.

Dosja e tij penale është gjithashtu e rëndë. Në nëntor 2024, ai u arrestua për dëbim administrativ, ndërsa në vitin 2019 ishte arrestuar dy herë nga policia për posedim droge.

Më parë, në vitin 2018, ai ishte dënuar me një vit burg për dëshmi të rreme, ndërsa në vitin 2020 vuajti një dënim me katër vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge.

Aktiviteti i tij kriminal është gjurmuar që nga viti 2013, kur ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në vend, me gjykatën që e shpalli atë një të huaj të padëshiruar.

Vrasja e tmerrshme para syve të fëmijëve të mitur ka tronditur shoqërinë e Volosit, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet e tyre për ta gjetur atë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT