Situata/ Ndryshohet vendi ku do të luhet miqësorja Slloveni – Shqipëri

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, është vendosur që të ndryshohet vendi ku do të luhet ndeshja miqësore Slloveni-Shqipëri.

Lajmin e dha Federata Sllovene e Futbollit (NZS) në një njoftim të sajin:

“Kombëtarja sllovene e futbollit do të luajë miqësoren me Kombëtaren shqiptare më 30 mars në Koper dhe jo ne Udine, siç ishte paralajmëruar për shkak të emergjencës në Itali”, raporton NZS në faqen e saj zyrtare.

Ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se do ta anulojë takimin kundër San Marinos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT