“2 marsi”, Fatos Klosi: Situata është shumë e rëndë, presidenti thërret popullin kundër kryeministrit

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi duke folur për tubimin antiqeveritar të 2 marsit thotë se situata është shumë e rëndë pasi presidenti thërret popullin kundër kryeministrit.
I ftuar në ‘RepolitiX’, Klosi u shpreh më tej se zgjidhja e vetme është kompromisi mes palëve.
“Situata është shumë e rëndë, që presidenti të dal kundër kryeministrit dhe t’i bëj thirrje popullit.
Po jepet një mesazh i gabuar në popull.
Unë se quaj normale, dhe vetë s’do kuptoja asgjë nga ky takim i Metës me popullin.
Nuk mund të them dot se populli do mbështesë Metën pavarësisht numrit të mbledhur.
Zgjidhja e vetëm është kompromisi mes palëve’” u shpreh Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH.