Majlinda në Olimpiadë, jo me flamurin e Kosovës por nën flamurin e Shqipërisë

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi me gjithë pritjet, nuk do t’i lejohet pjesëmarrja nën flamurin e Kosovës në Olimpiadën “Londra 2012”, por ajo do të mund të luajë në kaudër të ekipit të Shqipërisë. Kështu ka vendosur Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Lidhur me vendimin e fundit ka reaguar përmes një deklarat edhe ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sporteve, Memli Krasniqi.

“Bordi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar sot në esencë bëri një shkelje të te drejtave të njeriut, duke mos e lejuar xhudistin tonë Majlinda Kelmendi që të përfaqësojë shtetin e vet në Lojërat Olimpike “Londra 2012”. Madje asaj nuk iu lejua as paraqitja si sportiste e pavarur, që ka qenë një dëshirë e dytë dhe kërkesë zyrtare e saj, nëse përfaqësimi si shtet nuk do të ishte i mundshëm”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, KON-i vendosi që forma e vetme e paraqitjes së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ të jetë si sportiste nga Shqipëria.

“Me këtë akt, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po ua humb edhe më shumë shpresat dhjetëra mijëra sportistëve, talenteve nga Kosova se ëndrra e tyre për të qenë të suksesshëm, të barabartë me sportistë tjerë, duke përfaqësuar shtetin e vet një ditë do të realizohen”, thuhet më tej në deklaratë.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT