Dreka e fundit e Zhejit, ky është restoranti pranë banesës ku gazetari i njohur po drekonte me familjen

Gazetari dhe analisti i njohur shqiptar, Artur Zheji, është ndarë nga jeta sot në moshën 64-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.
Ngjarja ndodhi në Sarandë, ku ai po qëndronte me familjen dhe ku qëndron thuajse çdo verë në njl banesë në rrugën Butrinti.
Burime lokale thanë për gazetën DITA se rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë mori në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji, i cili kishte probleme shëndetësore.
Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë.
Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në jetën publike shqiptare, i njohur për analizat e tij politike dhe komentet në media.
Ai ishte i biri i studiuesit të njohur Petro Zheji dhe aktores Besa Imami. Gjatë karrierës së tij, Zheji ka mbajtur pozicione të rëndësishme në media dhe ka qenë një zë i rëndësishëm në debatin publik për çështje politike dhe shoqërore.
Vdekja e tij ka shkaktuar një reagim të gjerë në opinionin publik dhe komunitetin mediatik shqiptar.