“Edi Rama zyrtarizoi nismën për të mbrojtur veten”, Këlliçin nuk e mban vendi: S’lejojmë Bllok të ri në Tiranë, tani fatet e vendit duhet t’i marrë populli

Politikani demokrat Belind Këlliçi shprehet se me atë që ka deklaruar kryeministri Edi Rama sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, ka zyrtarizuar nismën e tij për mbrojtur veten e për të mos lejuar drejtësinë të hetojë.

“Edi Rama zyrtarizoi sot nismën për të mbrojtur me ligj veten e tij, për të mos lejuar hetimin të shkojë te zyra e tij. Me ndryshimet që ka ndërmend të bëjë në kod, ai i jep vetes dhe ministrave imunitet përkundër gjithë frymës dhe nevojës së kohës, për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.

Me këtë akt, Shqipëria bën dekada pas dhe ne shndërrohemi ndoshta e vetmja republikë në planet që mbrojmë me ligj vjedhjet e kryeministrit dhe ministrave.

Edi Rama thjesht konfirmoi para qytetarëve se aferat e tij janë të paprecedenta, ai pohoi se hajdutëria e tij është e thellë, e ngritur në sistem kapilar në çdo institucion. Ndryshe, pse do të merrte masa ekstra mbrojtjeje për veten e tij?!”, shkruan ai.

Belind Këlliçi thekson se opozita dhe qytetarët nuk lejojnë që në Tiranë të ketë një “Bllok të ri”, 35 vite pas rrëzimit të diktaturës. Sipas tij, Edi Rama po thotë se ai dhe ministrat kanë mbrojtje speciale sa kohë janë në detyrë dhe nuk janë të barabartë para ligjit, ndryshe nga qytetarët!

“Ky imunitet i veçantë, e bën Shqipërinë një Republikë të Korrupsionit, përpos se tashmë siç njihet si narkoshteti i parë i Europës. Ai me kartonat e tij të bindur në Kuvend mund ta realizojë këtë gjë, ashtu siç mund refuzojnë kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut, siç edhe e paralajmëroi.

Por tani sfida i takon njerëzve, qytetarëve. Tani fatet e vendit duhen marrë në dorë nga populli. Shqiptarët nuk mund të pranojnë që kryeministri ta vendosë me dekret se ligji nuk është njësoj për të gjithë”, vijon ai.

Belind Këlliçi u bën thirrje qytetarëve dhe popullit opozitar që të marrin pjesë në protestën kombëtare të datës 20 Shkurt, përpara Kryeministrisë.

“Ndaj, mblidhemi të premten, më datë 20, para kryeministrisë, e t’i tregojmë vendin këtij autokrati të korruptuar. Nuk do ta lejojmë që ai të ndërtojë një Bllok të ri privilegjesh e paprekshmërie në Shqipëri, 35 vjet pasi ky vend rrëzoi Bllokun e diktaturës dhe fitoi lirinë. Bashkohemi me pasion, me energji me dashuri për Shqipërinë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT