Meta dhe Rama, të dy në SHBA për takime në Departamentin e Shtetit

Ilir Meta dhe Edi Rama kanë udhëtuar së bashku për një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht se thuhet që axhendat janë të ndara, ata janë bashkuar në takimet e tyre në Departamentin Amerikan të Shtetit. Sekretari Mike Pompeo ka takuar Ramën, por edhe Metën.
Me të parin kishte një takim disi më konfidencial, ndërsa Meta ka qenë i ftuar në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.
“I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare. Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës” – ka shkruar Meta në rrjetet sociale.
Por, a do të ketë diskutime rreth asaj që ndodh në Shqipëri, krizës politike, e cila duket pa zgjidhje prej një viti, që atëherë kur opozita vendosi të djegë mandatet?!