Apeli i Metës: Angazhoni dhe profesionistë jashtë shërbimit aktiv shëndetësor

Presidenti Ilir Meta bën thirrje për angazhimin dhe të profesionistëve jashtë shërbimit shëndetësor aktiv për përballimin e kësaj epidemie të koronavirusit.

“Përballimi me sukses dhe përgjegjshmëri, kërkon pikërisht përfshirjen e profesionistëve më të mirë të vendit edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor. Bashkimi bën fuqinë”, shkruan Meta.

Ndërsa bashkangjit dhe një shkrim të doktorit të njohur Isuf Kalo, i cili ofrohet i gatshëm për të kontribuar.

Dje në një deklaratë për mediat, presidenti Ilir Meta bëri thirrje për gjetjen e fondeve që do të sigurojnë pajisjet e domosdoshme për mjekët si dhe gjithashtu deklaroi se do të ngrinte një task forcë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT