Berisha: Ramën e takoj vetëm për të futur senatin në Kushtetutë

Sali Berisha është i gatshëm të ulet në tryezë me Edi Ramën për të ulur numrin e deputetëve në parlament. 

Por, kushti i tij për të prekur Kushtetutën është që Kuvendi të funksionojë me dy dhoma. 

“Kuvendi të bëhet me dy dhoma. Të ketë dhomën e lartë Senatin dhe dhomën e Parlamentit. Nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës në Kushtetuë, po, jam gati, s’kemi komplekse“, tha Berisha. 

Berisha foli me shqetësim për konfliktin e interesit që tha se SPAK-u ka për të hetuar kreun e këtij institucioni, Altin Dumanin, të cilin e akuzoi sërish si të përfshirë në afera korruptive. 

“Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me Kreshnik Farrukun nga Manza, Durrës, mik e bashkëpunëtor me Artur Shehun dhe tani me Xhevdet Troplinin (Pojën) dhe Elvis Doçin (Visin e Pojës), ky është dhëndri. Shuma e ujdive do konvertohet në diamantë. Kush e heton prokurorin e përgjithshëm? Asnjë tagër. KLP? Larg qoftë”, tha ai.

Një ditë pas votimit në Kuvend të dy komisioneve, atij për reformën zgjedhore dhe territoriale, Berisha ripërsëriti se Partia Demokratike është kundër zvogëlimit të numrit të bashkive. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT