Babë e bir kapen “mat” duke ndezur zjarr, 26-vjeçari arrestohet, i ati nën hetim

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, ndërsa ka nisur hetimet për babanë e tij pasi akuzohen për zjarrvënie.

Siç bën me dije policia, u vu në pranga shtetasi F. S., 26 vjeç dhe nisi hetimi në gjendje të lirë per babanë e tij, shtetasin R.S 70 vjeç.

Babë e bir janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth.

Ndaj tyre rëndon vepra penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT