Ish-senatorja belge: Edhe nëse do të isha e varur nga ajri i Serbisë, kurrë nuk do ta blija

Një deklaratë e ish-senatores Anne-Marie Lizin, është shpërndarë përsëri në rrjetet sociale, ku thotë se edhe nëse do të isha e varur nga ajri i Serbisë, kurrë nuk do ta blija

Annie Marie Lizin, me një deklaratë të fortë thumbuese e kishte goditur Serbinë në vitin 1999.

Ajo kishte thënë se as ajrin nga Serbia nuk do ta blinte, edhe po të ishte e varur.

“Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, kishte thënë Lizin.

Ish-senatorja ka vdekur në moshën 66 vjeçare në vitin 2015.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT