Tërmeti katastrofik, mesazhe për shqiptarët në stadiumet italiane dhe greke (FOTO)

Gjatë këtyre ditëve të trishta në të cilat është zhytur e gjithë Shqipëria, reagimet në mbështetje të të prekurëve nga tërmeti kanë qenë të shumta. Shumë vende fqinje janë solidarizuar me Shqipërinë në këto ditë të zeza të krijuara nga tëmeti i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona.
Së fundmi është parë që qindra tifozë dhe futbollistë italianë janë solidarizuar me vendin tonë gjatë të shtunës teksa kanë ngritur një banderolë në stadium me shkrimin: “Pranë popullit shqiptar.”
Ka qenë ndeshja mes Gjenovës dhe Torinos ku tifozët vendas banderolën me lutjen për shqiptarët. “Forca, Shqipëri” ishte një tjetër banderolë e shpalosur nga tifozët e Leçes në Itali.
Edhe Tifozët e klubit të madh të Greqisë, Panathinaikos kanë hapur në stadium një banderolë domethënëse, pasi Shqipëria u godit nga tërmeti 6.4 ballë me 48 vikima si pasojë.
“Dhimbja dhe mbeshtetja nuk njohin kufij, guxim për popullin shqiptar”- shkruhet në banderolën e hapur nga tifozët e Panathinaikosit të Athinës, një nga ekipet më të vjetra, më të trofeshëm dhe më me histori në Greqi. Ky klub është mjaft i ndjekur dhe i pëlqyer dhe nga shumë emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi. Duket se tifozët grekë e kanë lënë pas racizmin ndaj shqiptarëve.