Shqetësimet e qytetarëve dhe nevoja e rregullimit ligjor për Call Center-at

Është e sigurtë që të paktën një herë, çdokujt prej nesh i kanë ardhur telefonata nga kompanitë e ndryshme të telemarketingut.
Por për shumë persona e qytetarë kjo është kthyer tashmë në një fenomen shqetësues, ku operatorët nëpërmjet një liste të madhe numrash telefonikë telefonojnë çdo qytetar për ta informuar e bindur për oferta të ndryshme që bëjnë kompanitë.
Ndaj edhe për të evituar këtë fenomen që tashmë është kthyer në një problem realisht shqetësues, ka reaguar edhe insitucioni i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, që kërkon hartimin e një ligji apo akti normative për të rregulluar sektorin e telemarketingut.
Sektor ky që vitet e fundit ka marrë një shtrirje shumë të madhe në vendin tonë, ndaj edhe shihet si e nevojshme ndërhyrja nga legjislatori për ta rregulluar këtë çështje.