“1 apo 2 helikopterë më shumë nuk e shpëtojnë Shqipërinë”, ekspertja e turizmit shpëthen ndaj Ramës: O tempora! O mores! O të rëntë damlla!

Gazetarja e njohur dhe ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme ku u shpreh se dy apo tre helikopterë nuk do e shpëtojnë Shqipërinë nga situata e rënduar e zjarreve, por se është përgjegjësi e qytetarëve që të mos i vendosin ato.
Gjithashtu Rama publikoi disa statistika ku shprehet se është një gjendje si në të gjithë Evropën, pasi edhe Spanja, Greqia dhe Turqia po përvëlohen nga zjarret.
Flora Xhamani Baba e revoltuar ka bërë ironi duke thënë se “Jeta e njerëzve të thjeshtë do digjet që do digjet, pse të blesh avionë kot ti?”
“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por…
Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!
Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull:
Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve.
Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët’”, – deklaroi Rama dje.