Pas Spiropalit një tjetër socialiste flet me nënkuptime: Po kur shesin moral, a duhet të kesh keqardhje?

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ka publikuar një postim në rrjetet sociale në një kohë kur marrëdhëniet brenda kampit rozë janë të tensionuara.
Ky reagim i Felajt i cili ka ardhur menjëherë pas deklaratave të sotme të ish-ministres dhe deputetes Elisa Spiropalit, e cila mes rreshtave artikuloi idenë se brenda socialistëve ekzistojnë mendime dhe qëndrime të ndryshme nga ajo e lidershipit, por që shpesh mbeten të pathëna për shkak të pasojave që mund të sjellë një qëndrim i hapur, është lexuar gjerësisht nga ndjekësit si një qëndrim i saj mbi zhvillimet e fundit politike.
“Duke “këqyrur ” dhe duke “konkluduar” për fakte jetësore nga më të rëndomtat..Intriga të ngre për pak, pastaj kërkon çmim”, shkruan Felaj, teksa më tej i ka kthyer përgjigje një komentuesi duke i thënë: “Por kur intriganti shet moral psh ? A duhet të kesh mirëkuptim ose ndonjë lloj keqardhje”.